
Hadërgjonaj: Nuk e merituam humbjen me këtë rezultat
Ylli i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka thënë se kanë mbetur të zhgënjyer nga rezultati pas humbjes 0-4 nga Anglia.
”U ditë që humbja e parë ka me ardh dikur në Fadil Vokrri, erdh sot. Ky rezultat na ka zhgënjyer”.
”Kemi luajtur shumë mirë, por kualiteti i anglezëve është në tjetër nivel”.
”Kemi luftu deri në fund, kemi jap maksimumin por siç thashë ky rezultat na ka dëshpëruar”.
”Jemi mundu me provu me u kualifiku përmes grupeve kualifikuese, por meqë nuk ndodhi tashmë duhet të përgatitemi për Maqedoninë Veriore”, deklaroi ai.