Haki Abazi : LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit

22:31 | 27 Shkurt 2020

Haki Abazi përmes një postimi në Facebook ka thumbuar presidentin, Hashim Thaçi.

Sipas zëvendëskryeministri të Kosovës, LVV nuk i ka borxh Thaçit.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet axhendës që përcakton Thaçi pa koordinim me qeverinë. I gjithë spektri i diplomacisë ndërkombëtare është duke parë në shpresë e admirim qeverinë Kurti. Në takimet tona edhe brenda edhe jashtë Republikës sonë. Ata, qytetarët dhe ne, bashkë kemi ndërprerë praktikat e të bërit politikë larg publikut dhe në kundërshtim të interesit të vendit.

LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit.

Komento: