Hakimi rezulton pozitiv me COVID-19

14:34 | 17 Korrik 2021

Achraf Hakimi rezulton pozitiv me COVID-19.

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus sipas L’Equipe.

As klubi dhe as lojtari ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.

Hakimi është njëri prej transferimeve të mëdha të PSG-së këtë verë.

Achraf humbi miqësoren e sotme me FC Chambly, të ligës së dytë dhe për këtë kanë lindur dyshimet që ai ka rezultuar pozitiv.

Komento: