Haliti i çon mesazh Hotit: Mos u merr me lojëra, por raporto në Kuvend se çfarë biseduat me Vuçiqin

14:04 | 21 Korrik 2020

Haliti “godet” Hotin për “Forumin e liderëve”, i kërkon të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin.

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka “goditur” kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotin, në lidhje me “Forumin e liderëve”.

Haliti i ka çuar mesazh Hotit që të mos merrët me lojra, si në rastin me forumin, por të raportojë në Kuvend se çfarë bisedoi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Postimi i plotë i Halitit:

Z. Hoti, a mund ta sqaroni se çfarë është “Furumi i liderëve”?

Kur është formuar dhe nga kush?

Cilat janë kopetencat e këtij “kuazi forumi”?

A është kushtetues?

Ky “forum” a ka status institucional e Kushtetues? Si caktohet statusi i liderit që merrë pjesë në mbledhjet e këtij “forumi”?

A është miratuar ky organ qesharak nga Kuvendi i Kosovës? Apo jeni i interesuar ta përjashtoni sovranin e të merreni me “pronarin”, me falni me “pronarët” e partive politike që deputetët e partive të veta i kanë vetëm si makineri votimi.

Z.Hoti, raporto në Qeveri e Kuvend për atë që biseduat me Vuçiqin në Bruksel. Kjo është detyra e juaj dhe obligimi i juaj kushtetues.

Njoftoje edhe Presidentin.

E me kryetarët e partive është mirë të bisedoni për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe ta përgatitni atë.

Besoj që e dini që BE, SHBA dhe Britania e Madhe, kanë insistuar dhe insistojnë që të bëhet ligji i ri zgjedhor.

Komento: