Haliti: Mirë që Kurti shkoi me e pa ndeshjen e Shqipërisë, Presidentja po na ruan me pushkë në dorë

19:07 | 13 Tetor 2023
haliti:-mire-qe-kurti-shkoi-me-e-pa-ndeshjen-e-shqiperise,-presidentja-po-na-ruan-me-pushke-ne-dore

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar edhe shkuarjen e kryeministrit Kurti dje në Shqipëri për ta përcjellur ndeshjen e Kombëtares shqiptare, e nuk e tha as edhe një fjalë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës e cila luante në po të njëjtën ditë.

Megjithatë, këto kritika ndaj Kurtit nuk i ka edhe deputeti i PDK-së, z. Xhavit Haliti.

Ai thotë se po ta kishte ndonjë ftesë apo biletë në VIP, do të shkonte edhe vetë ai, duke shtuar se e ka përcjellur ndeshjen nga shtëpia.

“Mendoj se s’ka kurrgjo të keqe që ka shku me pa futbollin. Edhe unë e kam pa në shtëpi, por nëse do e kisha biletën ose ftesën me shku në VIP do kisha shku edhe unë. I përshëndes edhe ata që ia kanë siguru biletën me e pa nga VIP kryeministri i Kosovës lojën”, tha Haliti, për periskopin.

Tutje, me ironi z. Haliti thotë se Kurti nuk duhet me ndejt me pushkë në shtëpi, sepse atë detyrë e ka marrë Presidentja Osmani.

“Shpresoj që është taku edhe me Edi Ramën dhe kanë pi kafe në Shqipëri. Është krejtësisht njerëzore dhe normale, edhe pse është kryeministër s’është në pozicion që duhet me ndejt me pushkë, sepse me pushkë e ka marrë detyrën Presidentja. A e keni parë me pushkë atje që ka dalë në Kroaci. Është diçka që nuk mund t’i zihet për të madhe”, tha ndër të tjera Haliti.

Komento: