Hamza: Baca Haxhi s’ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi

13:08 | 18 Mars 2025
hamza:-baca-haxhi-s’ishte-thjeshte-nje-baba,-por-nje-simbol-i-perkushtimit,-shtylle-e-pathyeshme-e-familjes-thaci

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot në mbledhjen komemorative për babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe.

Hamza për Haxhi Thaçin tha se ai nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi, përcjell Klankosova.tv.

“Baca Haxhi nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi”.

“Ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe, jo vetëm si një shqiptar që për dekada u rrit dhe jetoi në shtypje, por si baba, që pa të birin e tij, një nga luftëtarët dhe udhëheqësit më të shquar të çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, të mbajtur padrejtësisht në burg, larg familjes, larg popullit, larg atdheut, për të cilin dha gjithçka”, u shpreh tutje Hamza.

Komento: