Hamza: Vendit i ofrojmë qeveri kompetente, ndryshimin e bëjmë me qytetarët që janë lodhur nga kjo gjendje e pashpresë

21:48 | 03 Korrik 2024
hamza:-vendit-i-ofrojme-qeveri-kompetente,-ndryshimin-e-bejme-me-qytetaret-qe-jane-lodhur-nga-kjo-gjendje-e-pashprese

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Prizrenin, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Shaqir Totaj.

Hamza ka thënë se PDK i ofron vendit qeveri kompetente dhe ndryshimin do ta bëjmë me qytetarët që janë lodhur nga kjo gjendje e pashpresë.

“Në kuadër të vizitave mobilizuese në terren, sot bashkë me Uranin i vizituam Shaqën e Kujtimin në Prizren dhe dolëm pak në Shatërvanin e bukur. PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja. Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm.”, ka shkruar ai.

Hamza ka shtuar se PDK ndryshimin do ta bëjnë me çdo njeri vullnetmirë, që dëshiron jetë më të mirë në vendin tonë.

“Së bashku me çdo njeri vullnetmirë, me çdo qytetar që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë, ne do ta bëjmë ndryshimin.”, ka shkruar Hamza.

Komento: