Handanovic i jep lajmin e madh Milanit

12:09 | 03 Shkurt 2020

Milan dhe Inter pritet të takohen në fund të kësaj jave në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.

Kapiteni i Interit, Samir Handanoviç mund të humbasë këtë ndeshje, përcjell ORAinfo.

Kjo për shkak të dëmtimit të gishtit. Ai prite t’i nënshtrohet një radiografie këtë mëngjes për të vlerësuar gjendjen e tij fizike.

35-vjeçari pësoi një dëmtim në krahun e majtë gjatë një seance stërvitore.

Këtë mëngjes u raportuar se ai pësoi një traumë në gishtin e vogël të majtë.

Gjendja e tij fizike do të vlerësohet nga dita në ditë, por ka një shans që ai mund të humbasë derbin Milanese këtë fundjavë. /ORAinfo/

Komento: