Haradinaj: Edhe Gjykatën Speciale do ta kalojmë faqebardhë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj: Edhe Gjykatën Speciale do ta kalojmë faqebardhë

10:13 | 12 Dhjetor 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thwnw se pas Hagës, gjykatave të UNMIK-ut dhe EULEX-it, edhe Gjykatën Speciale do ta kalojmë faqebardhë

Haradinaj është deklaruar sot lidhur me ftesat për intervistim të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Haradinaj tha se siç kanë kaluar shumë vështirësi, të gjithë duhet ta kuptojnë se si shtet e shoqëri edhe këtë dhembje, pas Tribunalit të Hagës, gjykatave të UNMIK-ut e EULEX-it, do ta kalojnë faqebardhë së bashku, sepse luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën.

Kreu i ekzekutivit të vendit tha se askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë dhe se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e shenjtë dhe kjo do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë.

“Sakrifica e popullit të Kosovës deri te liria e pavarësia ishte e pashembullt në historinë e re të Evropës. Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe e shenjtë dhe kjo është dëshmuar tashmë. Nga ne, janë kërkuar gjithnjë e më shumë sakrifica e përballje me drejtësinë, ndonëse ne ishim viktima të agresionit. Përgjigjja e qytetarëve të Kosovës dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së, filtrave të drejtësisë ndërkombëtare ka qenë e menjëhershme dhe pa hezitim.

Përballja jonë me furtunat e kohës është e vërtetë, e prekshme dhe e qëndrueshme, andaj askush mos të mendojë e besojë, se ky shtet është i destinuar dhe i gatshëm vetëm për përshtatje e akomodim të interesave të atyre që dje e humbën luftën, e sot po e rrezikojnë paqen e stabilitetin ne rajon.

Gjykata Speciale, edhe një dëshmi se sa larg ka shkuar sakrifica jonë për një shtet të së drejtës, është edhe një sfidë në rrugën tonë përpara, të cilën së bashku do ta tejkalojmë dhe nga ajo do të dalim më unikë dhe më të fortë.

Siç kemi kaluar shumë vështirësi për të arritur këtu ku jemi, të gjithë duhet ta kuptojnë se si shtet e shoqëri edhe këtë dhembje, pas Tribunalit të Hagës, gjykatave të UNMIK-ut e EULEX-it, do ta kalojmë faqebardhë së bashku, sepse luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën.

Askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë. Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e shenjtë dhe kjo do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë.

Qeveria e Kosovës do t’iu qëndrojë afër luftëtarëve të lirisë të të gjitha etapave dhe është gatshme në çdo kohë të ofrojë ndihmën e nevojshme për mbrojtje juridike”, ka thënëai.

Komento: