Haradinaj godet Edi Ramën për minishengenin: Ky projekt është zgjerim i influencës ruse e kineze në Ballkan

15:08 | 19 Nëntor 2019

Rama merr një goditje nga Haradinaj: Minishengeni ka për qëllim zgjerimin e ndikimit rus e kinez.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në një paraqitje para gazetarëve për minishengenin ballkanik, të cilën e ka quajtur influencë të rusëve dhe kinezëve me epiqendër në Beograd, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se minishengeni nuk është interes i Kosovës e se nuk lidhet asgjë me procesin e liberalizimit të vizave.

“Më lejoni të them diçka për minishengenin, ju pytni a është minishengeni, çka po du me thanë liberalizimi është proces multiratel Kosovë-Evropë, minishengeni është vetëm zgjerim, për të cilën po na fton Vuciqi Edi Rama, edhe Zaevi, është vetëm zvoglim i infulencës ruse në Ballkan. Nuk është interes i Kosoëvs as i Evropës, Rusia dhe Kina janë të instalume në të gjitha aspektet në Beograd. A ka interes Kosova që me u zgjeru influence ruse e kineze në Evropë. Nuk është në interes, është proces që ka vetëm zgjerimin e influencës ruse e kineze”, thotë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.
“Sa i përket liberalizimit, unë lexoj diplomatë, i lexova znj. Apostolova unë e di që ka plot skeptikë, ka edhe të atillë që s’kanë qef me pa liberalizimin, po mos harroni se jemi në punë, ne e përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm, që me ndodh marrja e liberalizimit këtë vit, shpresoj që po. Unë muj me shku sot ata me ardhë nesër, s’ka rëndësi kur jemi te liberalizimi”, shtoi ai.

Sa u përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Haradinaj ka thënë se tashmë sovrani ka vendosur me votë e nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet kanë qenë më të mirat të mundshme. Ne duhet të bëjmë reformë zgjedhore t’i shkurtojmë këto kohë të ankesave. Ne duhet t’i ndryshojmë, nuk kam ndonjë koment se cila parti hyn në parlament. Aleanca është në opozitë e kemi njoftu pozicionin tonë, nuk kemi bërë as ankesa. Niherë është herët me fol për zgjedhje të reja.

Nuk ka kuptim me fol për zgjedhje tash, do të flasim për implementim të rezultatit zgjedhor, duhet të jemi të respektueshëm ndaj gjithë asaj që ka ndodhë, sovrani është deklaru, nëse dështon implementimi kuptohet se do të shkohet në zgjedhje”, ka përfunduar ai.

Komento: