Haradinaj: Nëse dikush bën kontratë në dëm të Telekomit do të përballet me ligjin

11:46 | 14 Maj 2019

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme për gjendjen në Telekom.

Kryeministri i Kosovës, në seancën e jashtëzakonshëm për gjendjen ne Telekomin e Kosovës ka njoftuar për hapat që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se nga bordi aktual i PTK-së kanë filluar procedurat e shkarkimit, por që disa janë dorëhequr nga bordi, pas lajmeve për punësimet.

Haradinaj po ashtu ka thënë se interesin e kompanisë publike nuk ja ka borxh askujt për siç thotë ai me qu dëm për hatër të një sipërmarrësi, raporton lajm.

“Nga bordi aktual i PTK-së ka filluar procedurë shkarkimi, por ata janë tërheq nga bordi. Pas rezolutës qeveria ka kërkuar menjëherë që auditori të fillojë auditimin, qeveria e Kosovës nuk ka teriqe devident nga Telekomi. Kjo Qeveri nuk ka marr para. Ka filluar devidimi i marrëveshjes së Agron Mustafa dhe kjo marrëveshje është anuluar. ARKEP ka pranuar komentet e dhe është në përfundim të procesit. Kodi I qeverisë është ndalu në Kosovë , kodi -377 është ndërpre ,kodi 386 do të ndëprehet në qershor. Kontrata me Z Mobile është lidhur me licencë. Tash siç parashihet në kontratë 6 muaj me herët jemi në pas këtyre dy proceseve ne mund të marrim vendim për tërheqje nga kjo kontratë. Unë e njoh Blerim Devollin e respektojë. Mirëpo interesin e kompanisë publike nuk ja kam borxh askujt me qu dëm për hatër të një sipërmarrësi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar përgjegjësit në Telekom që të mos bëjnë veprime në dem të Telekomit të Kosovës, pasi siç thotë ai, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Çdo kush që mban përgjegjësi sot në Telekom, nëse dëmtojnë interesin e kompanisë, atëherë ata do ta manjën përgjegjësin ligjore. Ne nuk e pasurojmë Kosovën duke dëmtuar kompanin publike në interes të një operatori privat. Unë kamë një numër të masave që jemi duke ndërmarr për rikthimin e gjendjes në Kompani. I bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi në Telekom të mos marrin veprime në dëm të kompanisë publike, sepse do të përgjigjën para ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Komento: