Haradinaj paralajmëron protesta për ta penguar heqjen e taksës

15:16 | 28 Shkurt 2020

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Daut Haradinaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me taksën ndaj produkteve të Serbisë do të mbahet të hënën në ora 11:00.

Haradinaj tha se kanë mbledhur 41 nënshkrime nga deputetët dhe për këtë deputetët që kanë nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

“E kemi thënë hapur që jemi kundër heqjes së taksës përderisa Serbia vazhdon me avazin e vjetër dhe e kemi të qartë se Serbia nuk ka ndërruar pozicion në raport me Kosovën”, tha ai.

Haradinaj më tej shtoi se njoftimin e së enjtes së kryeministrit e kanë cilësuar si nënshtrim ndaj Serbisë.

“Do ta kundërshtojmë me të gjitha mjete ligjore… edhe protesta është formë demokratike”, u shpreh Haradinaj.

Komento: