Haradinaj shprehet i bindur se këtë vit hiqen vizat, por ja ҫfarë thotë VV-ja

20:37 | 20 Nëntor 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Njohës të integrimeve evropiane kanë thënë se nuk ka mundësi që këtë vit Kosova të merr liberalizimin e vizave.

Gati në çdo paraqitje të tij, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thotë se brenda vitit Kosova do merr vendimin pozitiv për viza. Madje të njëjtën gjë e bëri edhe të martën.

E Haradinaj tha se këtë lajm të mirë mund ta kumtojë edhe qeveria e ardhshme.

Por, njëjtë nuk mendon partia që i fitoi zgjedhjet e gjashtë tetorit e subjekti që pritet të ketë edhe mandatarin.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk do të ketë mundësi që brenda këtij viti të ketë liberalizim të vizave për kosovarët.

Partia që fitoj zgjedhjet e që pritet të merr edhe drejtimin e qeverisë, nuk jep data se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm.

Se nuk ka asnjë mundësi të ketë lëvizje të lirë këtë vit e thotë edhe drejtori ekzekutiv i Institutit Epic, Demush Shasha.

Ai thotë se edhe nëse arrihet një vendim i tillë proceduralisht nuk ka gjasa të ndodh një gjë e tillë.

Ndërkohë, premtimi për liberalizimin e vizave mbete një nga premtimet më jetë gjatë në Kosovë.

Të njëjtën gjë e kishin premtuar edhe qeveria Thaci e ajo Mustafa në të kaluarën.

Komento: