Haradinaj takon strukturat e AAK-së në Istog: Të gatshëm që vendit t’ia kthejmë perspektivën për zhvillim dhe integrim në NATO dhe BE

21:58 | 22 Nëntor 2023
haradinaj-takon-strukturat-e-aak-se-ne-istog:-te-gatshem-qe-vendit-t’ia-kthejme-perspektiven-per-zhvillim-dhe-integrim-ne-nato-dhe-be
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat e Aleancës në Komunën e Istogut.
Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në aspektet organizative në Aleancë.
“Në vazhdën e takimeve me strukturat e Aleancës në të gjithë Kosovën, sot me kolegët deputetë, Bekë Berisha e Shemsedin Dreshaj, u takuam në Istog. Në takim ku prezent ishte edhe kandidati për kryetar të Istogut nga AAK, Ukë Blakaj, bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në aspektet organizative në Aleancë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Aleanca po fuqizohet me një energji dhe përkushtim më të fuqishëm se kurrë.
“Kolegëve i shpreha falënderimin për përkushtimin dhe ju shpreha urimet më të mira për suksese në raport me sfidat që kemi përpara. Aleanca po fuqizohet me një energji dhe përkushtim më të fuqishëm se kurrë, të gatshëm që vendit t’ia kthejmë perspektivën për zhvillim dhe integrim në NATO dhe BE”.
“Kjo na inkurajon të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit!”, është shprehur Haradinaj.

Komento: