Haradinaj: Vepra monumentale e Kadaresë prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë

14:14 | 03 Korrik 2024
haradinaj:-vepra-monumentale-e-kadarese-prej-sot-e-vendos-kufirin-e-epokave,-para-dhe-pas-kadarese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Haradinaj në librin e zisë ka shkruar se vepra monumentale e Kadaresë prej sot e vendos kufirin e epokave.

“Vepra monumentale e Ismail Kadaresë për letërsinë e për gjuhën e bukur shqipe, për historinë e kulturën shqiptare, prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë.

Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare!”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: