Hasani për ndeshjen me Malin e Zi: Jemi të gatshëm e gjithë skuadra

20:12 | 11 Tetor 2019

Të hënën Kombëtarja e Kosovës do të laujë ndeshjen në kuar të kualifikimeve për Euro 2020.

Florent Hasani ka thënë disa fjalë para ndeshjes së madhe kundër Malit të Zi.

Në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, Kosova do të përballet me Malin e Zi, në ‘Fadil Vokrri’, ku tri pikët do të jenë jetike për Dardanët.

Para kësaj ndeshje, Hasani është shprehur së është i gatshëm që të jap kontributin e tij për kombëtaren, si dhe ka bërë të ditur se skuadra futet për tri pikët.

Më poshtë lajmi.net ua sjell fjalët e Hasanit në konferencën për shtyp, pas seancës stërvitore të Kosovës.

“Unë mendoj çdo lojtar është i gatshëm, gjithmonë do jem i gatshëm të ndihmoj ekipën dhe të jap më të mirën nga vetja”, tha Hasani, raporton lajmi.

“Mendoj që është së pari rivaliteti që e kemi me ta, ata vijnë të shkaktojnë probleme dhe do të tentojnë të marrin 3 pikë të mos mbesin në fund të grupit, ne do të jemi të gatshëm që nga minuta e parë dhe jemi duke u përgatitur në maksimum, e gjithë ekipa është e gatshme. Kjo është finale e rradhës për ne” shtoi tutje ai.

“Konkurrenca çdoherë vjen e shtohet, po kemi lojtarë që janë të rinj, që po kthehen nga lëndimet dhe kjo është e mirë për ekipin sepse konkurrenca bën që secili lojtar të tregojë vetën më mirë”.

“Është e vërtetë që është folur dhe ka pasur kontakte serioze. Jam duke zhvilluar kampionatin atje, po kam minutazhë dhe paraqitje të mira besoj dhe jam duke i shqyrtuar disa mundësi që në janar ose në verë të bëjë hapin e radhës sepse është e rëndësishme për karrierën time” ka thënë Hasani, kur është pyetur për situatën me skaudrën.

Hasani ishte realizatori i golit të vetëm në ndeshjen që Kosova e fitoi 1:0 kundër Gjibraltarit.

Komento: