Haxhiu: LDK-ja do ta formojë qeverinë e re në 10-ditëshin e parë të prillit

23:18 | 28 Mars 2020

Sipas gazetarit dhe analistit kosovar, Baton Haxhiut, Kosova do të bëhet me qeveri të re në fillim të muajit të ardhshëm.

Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti, që u rrëzua nga Kuvendi i Kosovës pak ditë më parë, do të jetë në detyrë vetëm edhe pak ditë.

Haxhiu parashikon që qeverinë e re të vendit do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë besoj që LDK-ja do të formojë qeveri në 10-ditëshin e parë të muajit prill”, ka thënë Haxhiu për TV Klan.

“LDK-ja i ka 66 apo 67 vota”, ka llogaritur Haxhiu.

Sipas tij, LDK-ja e Isa Mustafës “pritet ta bëjë qeverinë me Nismën e Fatmir Limajt dhe AAK’në e Ramush Haradinajt”.

Komento: