Hazard dhe Bale marrin një ‘goditje’ të madhe nga Zidane

22:07 | 05 Shkurt 2020

Hazard dhe Bale kanë marrë një ‘goditje’ nga Bale.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shpallur listën me 19 futbollistët e ftuar për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Spanjës kundër Real Sociedad.

Pavarësisht se ishin në gjendje të mirë, francezi ka vendosur të lë jashtë listës Eden Hazardi dhe Gareth Balen.

Jashtë janë lënë edhe Casemiro dhe Vazquez që janë prekur nga gripi.

Nga ana tjetër, do të jenë të pranishëm Nacho, Brahim dhe Rodrygo të cilët u lan jashtë për duelin kundër Atlético Madrid të shtunën e kaluar.

Komento: