
Kohëve të fundit kishte raporte se Milanit iu ofrua një lojtar.
Agjenti i Mohamed Elneny ka mohuar raportet që mesfushori i Besiktasit i është ofruar skuadrës italiane të Serie A AC Milan,përcjell ORAinfo.

27-vjeçari u transferua në Turqi verën e kaluar me një hua sezonale nga Arsenali, por ka vazhduar të jetë i lidhur me një numër klubesh të tjera evropiane./ORAinfo/