Helmimi i 30 personave në Malishevë, Policia del me raport

21:56 | 13 Tetor 2023
helmimi-i-30-personave-ne-malisheve,-policia-del-me-raport

Mbi 30 persona dyshohet se janë helmuar sot me ushqim në një lokal të ushqimit të shpejtë në Malishevë, disa prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe Spitalin e Prizrenit.

Për këtë çështje detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Ai tha se një informatë të tillë e kanë pranuar rreth orës 17:00 dhe pas kësaj njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes, po ashtu të pranishëm ishin edhe inspektorët komunal si dhe ata nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Elezaj tutje tregon se lokali tutje është mbyllur ndërsa pronari i lokalit është intervistuar nga prokurori i shtetit.

“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, tha Elezaj.

Komento: