Hernandez tregon me foto idhullin e fëmijërisë

18:27 | 22 Nëntor 2019

Theo Hernandez, ka pasur një fillim fantastik të sezonit, megjithëse nuk mund të thuash të njëjtën gjë për AC Milan.

Krahu i majtë ka qenë një nga të paktat pika të ndritshme 12 raunde në sezon, i cili është vlerësuar nga fansat,përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë e sollën atë nga Real Madrid këtë verë, dhe ai shpejt zëvendësoi Ricardo Rodriguez në krahun e majtë. Kjo sigurisht që ka përmirësuar ekipin,pasi ai shton një ritëm shumë të nevojshëm.

Në Twitter, mbrojtësi publikoi një fotografi të tij dhe Paulo Maldini në Milano, duke buzëqeshur ndërsa shtrënguan duart. “Idhulli i fëmijërisë sime”, shkroi ai, duke shprehur vlerësimin e tij për legjendën./ORAinfo/

Komento: