Higuain-Milan, vjen lajmi i papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Higuain-Milan, vjen lajmi i papritur

23:09 | 28 Dhjetor 2018

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo ka deklaruar se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë nga Chelsea për Gonzalo Higuain përcjell ORAinfo.

Sulmuesi, i cili është në huazim në San Siro nga Juventusi, është lidhur me një lëvizje në Stamford Bridge në një marrëveshje shkëmbimi për Alvaro Morata.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë nga Chelsea – askush nuk na ka kërkuar për të dhe ai nuk kërkoi të largohej. Sidoqoftë, në AC Milan ne mbajmë vetëm lojtarët që duan të qëndrojnë këtu.

“Është e vështirë për të menaxhuar një sulmues, kur ai nuk ka shënuar, Higuain duhet të gjejë vetë të vërtetën, ai është duke jetuar në një situatë të ndryshme për të, ai ka lënë Juventusin dhe ai është këtu në hua Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe ai e njeh atë”, ka thënë Leonardo./ORAinfo/

Komento: