Historia e dhimbshme e futbollistit të Juventusit

11:24 | 14 Nëntor 2019

Të vish nga lagjet e varfëra të Amerikës Latine dhe të jesh një ‘yll’ futbolli në Europë është padyshim një udhëtim që e kemi parë të bëjnë shumë futbollistë nga vende si Brazili, Kolumbia apo edhe Argjentina.

Të gjithë e njohin Juan Cuadrado i cili tashmë luan me Juventusin dhe është një ngë lojtarët më të rëndësishëm të bardhezinjve.

Por shumë pak mund ta dijë që ai u rrit pa babain e tij që në moshën 5-vjeçare pasi i ati, një ish-shofer kamioni u qëllua për vdekje.

Për rritjen dhe karrierën e tij u kujdes e ëma që në një intervistë ka pranuar që Cuadrado për të luajtur futboll duhej të ishte një nxënës i shkëlqyer në mësime.

Me të vërtetë një jetë e kaluar mes vështirësive, por që tashmë shijohet dhe jetohet falë sukeseseve të arritura nga Cuadrado në futboll.

Komento: