Hotelet e Prishtinës më të vizituara nga turistët e huaj dhe vendor

10:01 | 04 Dhjetor 2021

Hotelet e Prishtinës më të vizituara në Kosovë nga turistët e huaj dhe vendor.

Hotelet në Komunën e Prishtinës janë më të vizituarit nga turistët e huaj.

Sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuara së fundmi, hotelet në Prishtinë kanë pritur gjithësejt 52 233 vizitorë nga jashtë dhe brenda Kosovës.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2021 Gjatë këtij tremujori (TM3 2021) pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 128 506, prej tyre 37.13% ishin vendorë dhe 62.87% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 224 394, prej tyre 34.14% nga vendorët dhe 65.86% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 52 233 vizitorë dhe 92 990 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020”, thuhet në publikimin e tyre. /gazetametro.net

Këtu keni linkun për të dhënë më të detajuar:

https://ask.rks-gov.net/media/6506/statistikat-e-hoteleris%C3%AB-tm3-2021.pdf

Komento: