Hovenier: Kontributet e Kadaresë në letërsi kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë

17:29 | 03 Korrik 2024
hovenier:-kontributet-e-kadarese-ne-letersi-kane-lene-gjurme-te-pabesueshme-ne-bote

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ka bërë homazhe njëherësh për të.

Ai ka shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”.

“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.

Komento: