Hoxha takoi drejtorin e Agjencisë për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar – nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit

16:02 | 03 Korrik 2024
hoxha-takoi-drejtorin-e-agjencise-per-mbrojtje-te-informacionit-te-klasifikuar-–-nenshkruan-marreveshjen-e-bashkepunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj me ç’rast nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve respektive.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe verifikimit të sigurisë, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në fuqizimin e sigurisë shtetërore.

Komento: