Hoxhaj: Kosova do të punojë me Borrellin dhe Spanjën drejt njohjes dhe integrim evropian

19:53 | 17 Gusht 2019

Enver Hoxhaj ka folur për rolin e ministrit të Jashtëm spanjoll, Josep Borrell.

Zëvendëskryeministri i Kosovës në shpërndarjen e këtij shkrimi të Petrit Selimit, ka thënë se praktika e politikës së jashtme kosovare është bashkëpunimi, kështu që Kosova do të punojë me Borrell dhe vendin e tij Spanjën.

“Siç e dini, praktika e politikës sonë të jashtme është bashkëpunimi, kështu që Kosova do të punojë me Borrell dhe vendin e tij Spanjën drejt njohjes dhe Integrimit europian për rajonin, por ne gjithashtu do të jemi vigjilentë”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.

Komento: