Hyri për të vjedhur në shtëpinë e mërgimtarit, kapet në tavan hajni

09:18 | 19 Nëntor 2021

Policia ka arrestuar një person në Suharekë, pasi kishte tentuar të kryejë vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit që nuk gjendet në Kosovë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë.

I dyshuari ishte fshehur në tavanin e shtëpisë, në të cilën kishte tentuar të kryente vjedhjen.

“I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi janë të pabanuara.

“Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshojë aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.

Komento: