Hyrja e Nismës në Kuvend do t’i kushtojë shumë LDK-së

16:07 | 11 Nëntor 2019

PZAP ka marrë vendim që votat nga Serbia të mos futen në rezultatin final nga KQZ.

Albert Krasniqi, njohësi i punës së Kuvendit, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook, ka thënë se nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

1. Fatmir Limaj

2. Behxhet Pacolli

3. Endrit Shala

4. Haxhi Shala

5. Mirlinda Sopi Krasniqi

6. Albulena Balaj Halimaj

Sipas tij, nëse kjo gjë ndodhë, atëherë në krahasim me rezultatet e shpallura, katër partitë e parë do të kenë ndryshime në numrin e deputetëve.

– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

Komento: