I ngacmoi të dashurën një futbollisti tjetër, ylli anglez bëhet për spital

18:06 | 08 Shtator 2019

Ylli anglez është rrahur pasi i ngacmoi të dashurën një futbollisti tjetër.

Danny Drinkëater u sulmua brutalisht në Manchester, pasi përpjekjet e tij për të joshur një të dashur të një futbollisti tjetër dështuan.

Lojtari i Burnleyt, në huazim nga Chelsea, kishte kaluar një kohë të konsiderueshme duke biseduar të dashurën e mbrojtësit të Scunthorpe United, Ngosi Ntlhe.

Ntlhe dhe vajza e njoftuan Drinkëater për marrëdhënien e tyre, për të cilën ai u përgjigj: “Nuk më intereson bashkëshorti, ajo po kthehet në shtëpi me mua”.

Deri sa gjashtë burra sulmuan atë, duke përdorur një objekt të dobët që dukej si armë, disa nga burrat bërtisnin “thyeni këmbën e tij”dhe madje njëra nga ta iu hodh në kyçin e këmbës.

“Ishte shumë keq, ishe me gjak kudo”, raporton The Sun sipas një burimi.

“Në një moment ai ishte i ngjeshur në tokë si një top, pasi ata vazhdimisht kërcenin lart e poshtë në kyçin e këmbës dhe duke bërtitur ‘thyeni këmbët”.

“Ata e dinin se ai ishte një yll i Premierligës dhe thyerja e këmbës ishte qëllim kryesore. Kishte gjak kudo”, thuhet nga ai burim.

Drinkwater vendosi të mos raportojë incidentin dhe ai do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj pasi u dëmtua në kyçin e këmbës.

Komento: