I shënoi gol Kosovës, Kane vjen me deklaratë të papritur

23:00 | 17 Nëntor 2019

Kosova sot pësoi një humbje të thellë nga Anglia.

Sulmuesi anglez, Harry Kane e ka cilësuar si ndeshje të vështirë sfidën e sotme ndaj Kosovës, përkundër që ekipi i tij fitoi me rezultat prej 0 me 4.

“Ishte një ndeshje e vështirë, një terren i vështirë, ata ishin të gatshëm gjithnjë dhe ne kemi fituar tashmë grupin prandaj psiqikisht nuk ishte e lehtë të shkojmë sërish. Por, mendoj se e menaxhuam mirë dhe ishim klinik dhe rezultati prej 0-4 është fantastik”, ka thënë Kane.

Kane shënoi njërin nga golat në fitoren prej 0-4 të Anglisë.

Komento: