I shënoi gol Milanit, Ribery vjen me deklaratë tipike

23:41 | 29 Shtator 2019

Milan është futur në krizë.

Franck Ribery ka bërë shaka për moshën e tij pas golit të shënuar në fitoren e Fiorentinas (3-1) kundër Milanit.

36-vjeçari tregoi mjeshtërinë e tij duke i nxjerrë nga loja mbrojtësit vendas dhe realizoi, ashtu që nxiti brohoritje të tifozëve nga të dyja taboret.

“Jam i gëzuar, kur luan në San Siro, është gjithmonë e veçantë. Është një stadium i madh, ka shumë tifozë. Aktualisht është vështirë për tifozët e Milanit, por ne bëmë paraqitje të mira dhe ishte e rëndësishme për ne”.

“Po, jam plakur, por ndihem i ri në fushë! Futbolli është jeta ime, e dua. Isha i uritur kur erdha te Fiorentina dhe më gëzon kur e shoh skuadrën duke luajtur mirë”.

“Erdha t’i ndihmoj Fiorentinas, lojtarëve dhe tifozëve. Jam i kënaqur, por duhet të punoj secilën ditë, secilën javë që të luaj në mënyrën si luajta sonte (e diel)”, ka deklaruar Ribery për Sky Sport Italia.

Komento: