“I vetmi njeri i fortë aty brenda”, Efi Dhedhes reagon për gjendjen emocionale të Luizit

21:53 | 20 Shkurt 2023

Efi Dhedhes është larguar nga shtëpia më e njohur në Shqipëri, Big Brother VIP, javë më parë.

Megjithatë, aty brenda krijoi një miqësi të fortë e madje ishte një aleate e banorit Luiz Ejlli.

Ajo së fundmi ka reaguar për gjendjen e Luizit, meqë këto ditë është parë shpesh duke qarë në mëngjes.

Ish-konkurrentja thotë se është shumë e mërzitur, sepse banorët e tjerë do të bëjnë çmos që ta shohin Luizin vetëm.

“Përshëndetje të gjithëve. Se di, këto kohë doja të ju thoja se jam mërzitur shumë me gjendjen e Luizit dhe është diçka që nuk ishte vënë re sa isha brenda sepse ne zgjoheshim shumë vonë. Po më vjen shumë keq në çfarëdo lloj situate përpiqen aq shumë që ta lënë vetëm aty brenda, do bëjnë çmos që ai njeri në fund të mbetet vetëm. Do bëjnë çmos që Luizi të mos ketë asnjë mbështetje aty brenda. Ideja është që ne gjithsesi nuk është se do të ndryshojmë mendim për fituesin, thjesht sa ditët kalojnë aq më tepër mërzitem”, u shpreh Efi.

Tutje, ajo thekson se ai është njeri i fortë dhe se ka për të kaluar çfarëdo gjëje që ndodh aty.

“Ashtu si në jetë, kemi kuptuar që njerëzit kanë frikë nga njerëzit e fortë. I vetmi njeri i fortë aty brenda është vetëm Luizi. Çfarëdo lloj gjëje që të ndodh mbajeni mend ai njeri ka për të fituar. Uroj që nesër mos të dalë Kiara se parashikoj shumë vështirësi, shumë vështirësi. Një nga një po ikën të gjithë, por ai nuk ikën”, thotë Dhedhes.

Efi u largua brenda një nate gjatë spekaklit, një një nominim që bëri Deamishel së bashku me Kiarën dhe Luizin.

Komento: