Ia “terroi” Interit, nigeriani thyen rekord në Champions League

21:49 | 17 Shtator 2019

Një rekord është arritur sonte në “San Siro”.

Mbrëmjen e sotme u luajt në “San Siro” ndeshja midis Interit dhe Slavia Prague, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Ishin çekët të parët që zhbllokuan rezultatin me Peter Olayinka në minutën e 64 dhe më pas zikaltërit barazuan në minutat e fundit me Nicolo Barella.

Ish sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, Olayinka përveçse kësaj arritje të bujshme, nigeriani ka thyer dhe një tjetër rekord në Champions League.

23 vjeçari është bërë nigeriani i parë që shënon në një ndeshje debutuese në Champions League që nga koha kur Yakubu ka shënuar për Maçabi Haifa në shtator të 2002.

Komento: