
Capello befason me deklaratën.
Fabio Capello beson se nënshkrimi i mundshëm i Zlatan Ibrahimovic do të ishte një lëvizje e jashtëzakonshme për Milanin.
‘Rossonerët’ po përballen me një formë katastrofale këtë sezon në Serie A, ku pas 11 xhirove renditen në vendin e 12 me vetëm 13 pikë.
“Do të ishte një veprim i shkëlqyer”, është përgjigjur Capello në thashethemet për rikthimin e Ibrahimovic te Milan, përcjell lajmi.net.
“Ibra nuk do të vinte vetëm për të kaluar dimrin (në Milano). Ai ende mund të bëjë ndryshimin në Itali”.
“Unë e njoh atë mirë dhe jam i sigurt se nëse ai do të rikthehej do të bëhej protagonist”.
Ibrahimovic ka luajtur për Milanin për dy sezone, ku ka shënuar 56 herë në të gjitha garat.