Ibrahimovic barazon rekordin me Ronaldon

21:45 | 09 Janar 2022

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka barazuar një rekord unik të golave të vendosur fillimisht nga Cristiano Ronaldo pas golit të tij të fundit në Serie A kundër Venezias.

Ibrahimovic është konsideruar gjerësisht si një nga qendërsulmuesit më të mirë në Evropë gjatë karrierës së tij 22-vjeçare dhe nuk po tregon shenja të ngadalësimit, pavarësisht se ka mbushur moshën 40-vjeçare,përcjell ORAinfo.

Milani e ktheu Ibrahimovicin në klub për një periudhë të dytë në janar 2020 dhe ai ka shënuar 36 gola që atëherë, me golin e tij të fundit që erdhi në një fitore 3-0 në Venezia të dielën./ORAinfo/

Komento: