Ibrahimovic befasoi të gjithë me deklaratën e tij për Milanin

20:27 | 29 Janar 2020

Ibrahimovic ka bërë një deklaratë befasuese për Milanin.

Sulmuesi suedez e ka shprehur edhe një herë dashurinë që e ndien për gjigantin italian

Zlatan Ibrahimovic e ka shprehur edhe një herë dashurinë që e ndien për Milanin.

Sulmuesi suedez u rikthye këtë muaj tek “Rossoneri” pas një periudhe të gjatë.

Mirëpo, ai gjithmonë e ka thënë se nuk është larguar me dëshirën e tij në atë kohë, kur i ishte bashkuar Paris Saint-Germainit.

“Nuk e kam lënë kurrë Milanin”, ka shkruar veterani i sulmit në rrjetet sociale.

Ibra e gjeti golin e dytë mbrëmë në eksperiencën e dytë “Rossonere” pasi e shënoi golin e katërt ndaj Torinos në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Gjithashtu, ai kishte realizuar edhe në Serie A ndaj Cagliarit.

Ish-futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Paris Saint-Germainit, Manchester Unitedit dhe Los Angeles Galaxy u rikthye në San Siro pas shtatë vjetësh e gjysmë.

Komento: