Ibrahimovic – Inter, lajm i keq nga Italia

08:14 | 25 Tetor 2019

Inter nuk pritet ta rikthej Zlatan Ibrahimovicin nw ‘San Siro’.

Bisedimet mes Zlatan Ibrahimovic dhe skuadrës së Inter kanë ngecur, nga prania e agjentit Mino Raiola, raporton ‘Calciomercato’.

Ylli i Los Angeles Galaxy ka qenë i lidhur me një rikthim në Itali në fillim të vitit 2020, me Interin një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij, përcjell lajmi.

Por, raportet mes Interit dhe agjentit të Ibrahimovic, Mino Raiola, nuk janë më të mirat, dhe mund të bëjnë që një rikthim i suedezit në ‘San Siro’ të dështojë.

Në anën tjetër, drejtori i Interit, Beppe Marotta, nuk është i bindur se skuadra e tij ka nevojë për të forcuar sulmin.

Komento: