Ibrahimovic në Tottenham? Përgjigjet Mourinho

18:08 | 25 Nëntor 2019

Zlatan Ibrahimovic nuk po kërkohet nga Tottenham.

Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë për shërbimet e Zlatan Ibrahimovic.

Ish anëtari i LA Galaxy është tashmë pa skuadër dhe ka tërhequr vëmendje të madhe sidomos nga skuadrat e Serie A.

Anash skuadrave italiane, raportohej se edhe Mourinho e ka kontaktuar suedezin, por një gjë e tillë duket se nuk qëndron.

“Ne kemi qendërsulmuesin më të mirë në Angli. Një nga dy sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.

“Nuk ka ndonjë kuptim që një lojtar si Zlatan, në të 30-at e tij të transferohet në një skuadër ku kemi Kane”, ka thënë tutje ‘Special One’.

Ibrahimovic me shumë gjasë do të transferohet në Serie A, me Milan dhe Bologna që duan shërbimet e tij.

Komento: