Ibrahimovic nuk po penzionohet, nis bisedimet me këtë skuader italiane

23:39 | 24 Tetor 2019

Ibrahimovic nis bisedimet me Napolin

Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic së fundmi ka pranuar se do të konsideronte të mundshme një rikthim në Serie A, ku në garë për ta kontraktuar atë janë skuadrat më të mëdha italiane, Juventus, Inter, Ac Milan dhe Napoli, shkruan Gazeta Metro.

Pas eksperiencës së suksesshme të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ibrahimovic është bërë objektiv i Napolit, i cili ka shumë gjasa që të nënshkruaj lojtarin.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i vendosur ta trasnferoj sulmuesin në ekipin e tij nga muaji janar.
Bisedimet në mes këtyre dy palëve kanë nisur dhe Ibrahimovic mund të t’i bashkohet trajnerit Carlo Ancelotti shumë shpejt.

“Unë e takova atë, jo si një futbollist, por si një person i thjeshtë në Los Angeles, sepse ne ndamë të njëjtin hotel. Unë e ftova atë në darkë me gruan dhe fëmijët e tij dhe patëm një natë të shkëlqyeshme. Në fushë, ai duket krejtësisht i ndryshëm. Dëshira ime do të ishte që të shohim në fanellën tone”, ka thënë De Laurentiis.

Ibrahimovic ka shënuar 30 gola në MLS këtë sezon dhe kontrata e 38’vjeçarit në këtë klub skadon në dhjetor të këtij viti.

Komento: