Ibrahimovic u jep lajmin e madh rosonerëve: Milano është shtëpia ime e dytë

12:22 | 29 Nëntor 2019

Ibrahimovic thotë se Milano është shtëpia ime e dytë.

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Milano është shtëpia e tij e dytë, duke nxitur më shumë spekulime për të ardhmen e tij.

Klubi i Milanit tashmë i ka ofruar kontratë 18 mujore sulmuesit veteran, ndërsa Bologna është një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij.

Kredia për veturë pa shkuar në bankë, për herë të parë në Kosovë.

“Milano nuk është qyteti im i dytë, është shtëpia ime e dytë. Kam kujtime të shkëlqyera nga koha ime atje”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

Edhe pse tashmë është 38 vjeçar, Ibra ka deklaruar se mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare nëse ka ndonjë projekt që e stimulon.

“Sapo e kam përfunduar përvojën time në Los Angeles. Ka qenë fantastike, tash atje janë dy heronj nga dy botë; unë dhe Giuseppe Garibaldi”, ka deklaruar sulmuesi veteran.

Gjatë karrierës, Ibrahimovic ka luajtur te të dyja klubet nga Milano, Interi (2006-2009) dhe Milani (2010-2012).

Komento: