Icardi “çmend” Interin me deklaratën e fundit

13:09 | 23 Tetor 2019

Mbrëmë, Mauro Icardi shënoi një GOL për PSG kundër Club Brugge dhe pas lojës, ai u pyet për të ardhmen e tij në Francë.

Argjentinasi aktualisht është me huazim në klub, por ekziston një klauzolë e blerjes (70 milion €) në kontratën e tij ,përcjell ORAinfo.

“Nëse unë jam Matador i ri? Matador është tashmë këtu dhe është Edi (Cavani). Unë erdha këtu me objektivat e mia dhe përpiqem të bëj çmos për ekipin. Ne të dy kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme.” Jam shumë i lumtur që ndodhem në Paris, do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit, “deklaroi ai./ORAinfo/

Komento: