Icardi “hero”, ia siguron fitoren PSG-së

23:16 | 01 Tetor 2019

Icardi ka arritur që me golin e tij të ia sigurojë tri pikë të vlefshme PSG .

PSG ka arritur të marr fitore ndaj Galatasaryt si mysafir me rezultat 1-0.

Ndeshja e dytë për kryeqytetasit francez doli të jetë më e vështirë, pasi turqit e kishin përgatitur ndeshjen mjaftë mirë, sidomos në anën mbrojtëse.

Në pjesën e parë edhe pse kishte shumë raste, u mbyll pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë ishe Mauro Icardi që shënoi gol për 1-0. Argjentinasi përfitoi nga një pasim shumë i bukur i Pablo Sarabia që e la të vetëm me portën.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e PGS-së.

Francezët janë lider në grup me 6 pikë, ndërsa kanë lënë pas Club Bruggen me dy pikë, dhe Real Madridin dhe Galatasarayn dhe nga një pikë.

Komento: