
Shqipëria po përjeton një ditë të dhimbshme.
Shqipërinë e ka goditur sot një tërmet i fuqishëm,e më vonë edhe disa të tjerë me ç’rast ka pasur viktima dhe shumë dëme materiale.
Pas kësaj katastrofe, ka reaguar edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, përcjell ORAinfo.

“Jam tronditur thellësisht, do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar popullin tim. Është një tragjedi që ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, një tragjedi e madhe. Duket se numri i viktimave është i destinuar të rritet, shpresoj me gjithë zemër të kundërtën, “i tha ish-sulmuesi mediave italiane.
Dhe në këtë moment në të cilin janë thirrur të gjitha forcat ndërkombëtare të kontribuojnë, ai gjithashtu, në mënyrën e tij të vogël, do të përpiqet ta bëjë veten të dobishëm: “Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar popullin tim, unë do të përpiqem sa të mundem për të ndihmuar” , ka thënë Tare./ORAinfo/