Igli Tare merr lajmin e madh

15:11 | 30 Tetor 2019

Ai është njëri ndër emrat më të përfolur në Itali.

Igli Tare ka disa vite që po performon mjaft mirë në rolin e drejtorit sportiv të Lacios. Ish sulmuesi i të kaltërve ka besimin e plotë të presidentit Lottito, që i ka besuar pjesën më të vështirë shqiptarit, merkaton.

Gjatë këtyre viteve në këtë post, ai është përfolur edhe me kalime të mundshme në klube me emër siç janë Inter apo Milan. Pikërisht këta të fundit kanë ngulmuar edhe gjatë këtij viti, por Tare i ka dhënë “besën” ekipit që i ka dhënë shumëçka në karrierë.

Së fundmi Igli Tare është nominuar për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë, që organizohet nga “Globe Soccer Awards”. Në këtë mënyrë ish sulmuesi kuqezi kalon kufijtë e Italisë, duke parë t’i vlerësoht puna voluminoze e këtyre viteve. Tare është përfshirë në listën me pesë kandidatë dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e 29 dhjetorit që do të mbahet në Dubai.

Konkurrentët e shqiptarit janë emra prestigjoz si, Abidal që mban postin e drejtorit te Barcelona, Edward i Liverpool apo Mark Overmans i Ajaksit. Përfshirja e Igli Tares në këtë listë, i jep atij një bonus të madh për të ardhmen, duke e renditur mes drejtuesve më të mirë.

Komento: