Iliri fitoi finalen e bujshme, por nuk do të marrë 100 mijë euro

22:14 | 21 Shkurt 2022

Fitoi finalen e bujshme, por Iliri nuk do të marrë 100 mijë euro.

Ilir Shaqiri është fituesi i sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania” dhe për fitoren e tij nuk shkruajtën vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.

Siç e dimë, emri i tij tërhoqi vëmendje në Itali pasi jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.

Mirëpo në një prej artikujve shkruhet se në fakt Iliri nuk do të marrë 100.000 euro nga cmimi i madh, por vetëm gjysmën e saj, pra 50 mijë euro. Kjo pasi në kontratën e tyre thuhej se gjysma e çmimit do të shkonte për fondacionin “Dritan Hoxha”.

“Ish balerini i ‘Amici’ dhe ‘Buona Domenica’ i dhuron 50% të fitimit fondacionit ‘Dritan Hoxha’.”- shkruhej në artikullin në fjalë.

Komento: