Iliri flet për dënimin e Donaldit: ‘Më vjen keq se është djalë i zgjuar’

10:27 | 30 Janar 2022

‘Më vjen keq se është djalë i zgjuar’, Iliri flet për dënimin e Donaldit.

Donaldi së fundi është dënuar nga ‘Vëllau i Madh’.

Pas ardhjes së Mozzikut në BBV, Donaldi është dënuar, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo pasi ky i fundit e kishte futur në ambientet e shtëpisë reperin dhe ku aludohet se i është dhënë informacione nga jashtë.

Iliri e ka diskutuar këtë me Tanin.

Përkundër rivalitetit në lojë, Iliri është shprehur se Donaldi është shumë djalë i zgjuar dhe se i vie keq për dënimin.

Donaldi është dënuar dhe ky dënim do të bëhet i ditur gjatë spektaklit të së martes.

Komento: