Immobile e pranoi transferin te Milani, por ndodhi e papritura

12:25 | 20 Nëntor 2019

Milani është penduar për faktin se nuk nënshkruajtën me Ciro Immobile nga Lazio për t’i dhënë formën e fundit sulmuesit.

Immobile ka grumbulluar 14 gola dhe pesë asistime përmes 12 ndeshjeve tashmë këtë sezon me një normë prej 67 minutash për gol, dhe ka marrë vendin e tij si fillestari për Kombëtaren italiane.

Ai është një lojtar që ka qenë i lidhur në mënyrë sporadike me një transferim te kuqezinjtë, dhe Gianluca Di Marzio i Sky Italia pretendoi verën e kaluar që Immobile tha po për një transferim në Milan, përcjell ORAinfo.

Madje u raportua se agjenti i Immobile u takua me drejtorin e atëhershëm të sportit Massimiliano Mirabelli, ku u deklarua se sulmuesi ka pranuar të bashkohet me kuqezinjtë.

Sipas një azhurnimi nga Calciomercato, Milani ishte vërtet i interesuar për Immobile ndërsa Mirabelli ishte në klub, dhe kjo vazhdoi në muajt pasues kur arritën Leonardo dhe Paolo Maldini.

Sidoqoftë, tani, Milan ka mbetur me ‘keqardhje’ pasi 29-vjeçari është golashënuesi i dëshmuar që skuadrës i mungon jashtëzakonisht shumë. /ORAinfo/

Komento: