Infermierët mirëpresin propozimin për ndarjen e 300 eurove për dy muajt e ardhshëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Infermierët mirëpresin propozimin për ndarjen e 300 eurove për dy muajt e ardhshëm

23:42 | 29 Mars 2020

Infermierët mirëpresin propozimin për ndarjen e 300 eurove për dy muajt e ardhshëm.

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, e kanë përshëndetur propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e nga 300 € për infermierët në dy muajt e ardhshëm.

Ata me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook thanë se kjo shumë është mjaft simbolike dhe nuk përkon as për së afërmi me punën që ata bëjnë.

“Ne konsiderojmë që në çdo kohë infermierët kanë merituar edhe më shumë. Ne i përgëzojmë të gjithë infermierët që po bëjnë punë të jashtëzakonshme, në veçanti infermierët e infektivës, IKSHPK, infermierët në teren dhe të gjithë ata që janë të atakuar direkt nga Covid-19”.

“Asnjë Qeveri deri më tani për 20 vite rresht nuk i ka pasë infermierët prioritet, ani pse pa punën e infermierëve as që mendohet shëndetësi e mirë. Sot në shekullin XXI, infermierët ende nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk paguhen për rrezikshmërinë e lartë që kanë nga infeksionet dhe rrezatimet e ndryshme, nuk kanë rregullore të punës (detyrohen të bëjnë punë edhe pse nuk janë në përgjegjësinë e tyre)”.

“Me këtë ritëm të madh që po ikin infermierët në Gjermani, ne shtrojmë pyetjen që nëse pas një viti ndodhë një pandemi e tillë, atëherë kush do të merret me trajtimin e pacientëve. Pas kësaj pandemie, ne do të vazhdojmë takimet me Ministrin e Shëndetësisë i cili ka shpreh gadishmëri të madhe të i përkrah dhe të realizoj kërkesat e infermierëve”, shkruajnë në Facebook nga kjo sindikatë.

Komento: