Infermieri kosovar publikon pamje prekëse: Teshat i pikojnë djersë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Infermieri kosovar publikon pamje prekëse: Teshat i pikojnë djersë

11:52 | 08 Korrik 2020

Infermieri kosovar nga Skenderaj, Senad Syla përmes një videoje ka treguar për punën e madhe që punëtorët shëndetësorë po bëjnë në menaxhimin e situatës me pandeminë, përkundër që po punojnë në kushte të vështira.

Syla përmes Facebook-ut ka shpërndarë një video duke treguar gjendjen në të cilën ndodhet pas ndërrimit 12 orësh në punë.

Në pamje shihet se rrobat e tij të infermierit i pikojnë ujë nga puna 12 orëshe, përkundër kësaj ai thotë se puna e tyre përbuzet çdo ditë.

Çdo send tek ne mbetet befasi, fillimisht na kërkohet të shkojmë dy javë në mjekësi sportive duke mos marr parasysh që para një muaji ‘u shërova nga Covid-19’ pastaj na thuhet 21 ditë, tani del njoftim skandaloz qëndroni se kështu themi ne ‘menaxherët’.

Tri herë gjatë ndërrimit 12 orësh ne kështu dalim nga dhomat e pacientëve, siç shihen uniformat i siguroj ku të mundemi dhe si të mundemi na ndalohet shkurja për çfarëdo gjërash në drejtori ose te ‘menaxherët’ ngase përbuzemi duke na thanë largohuni se ju mund të na infektoni, edhe ne kemi familje, por këtu mungon dora e ligjit dhe drejtësisë”, ka shkruar ai.

Komento: